Aksidenti fatal në “Rrugën e Kombit”/ Kush janë 2 të rinjtë që humbën jetën

Aksidenti fatal në “Rrugën e Kombit”/ Kush…

 Shpëtim Manaj dhe Klisman Uka, janë dy të rinjtë nga Kukësi, që humbën jetën pasditen e sotme në aksidentin tek Rruga e Kombit.

Manaj, është personi i parë që humbi jetën nga ky aksident i tmerrshëm dhe trupi i tij ‘fluturoi’ jashtë makinës, siç u publikua edhe në video ku shihej që dergjej në asfalt.

[ngg src=”galleries” ids=”316″ display=”basic_thumbnail” thumbnail_crop=”0″]Ndërsa, Klisman Uka, pavarësisht se u dërgua me helicopter drejt Tiranës, nuk arriti që të mbijetonte.

I treti që ndodhej brenda automjetit të llijit “Golf”, që dolli nga rruga është Samet Elezi. Ky i fundi ishte personi që po drejtonte makinën dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme. Mjeti i llojit “Golf”, doli nga rruga në autostradën Kalimash-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit, në vendin e quajtur “Shkodra Beton” dhe u përmys.

Aksidenti te ‘Rruga e Kombit’/ Rëndohet bilanci! Ndërron jetë në spital një nga të plagosurit

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit