Aksidenti fatal në Sauk/ Identifikohen 3 viktimat

Aksidenti fatal në Sauk/ Identifikohen 3 viktimat

Tre viktima dhe tre të plagosur është bilanci i aksidentit të rëndë të ndodhur mbrëmjen e kaluar në Sauk. Bëhet me dije se viktimat janë Erisilda Abedini, 22 vjeçe, banuese ne Tiranë. Sikela Përroj, 23 vjeçe, banuese në Tiranë dhe Klevis Ruçaj, 20 vjeç, banues në Fier. Të dyja vajzat gjeten vdekjen e menjëhershme pas përplasjes së fortë të mjetit që “fluturoi” nga mbikalimi.

Më vonë është njoftuar edhe vdekja e Klevis Ruçajt.  Ruçaj ishte shoferi i  mjetit i cili shkaktoi aksidentin. Ai u dërgua fillimisht në Spitalin e Traumës, por nuk ka mundur t’u  mbijetojë plagëve të rënda të marra në trup dhe në kokë.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 9 marsit, kur Ruçaj po udhëtonte me makinën e llojit “Audi” nga Farka dhe për shkak të shpejtësisë së lartë çau barrierat e mbikalimit të Saukut e ra mbi mjetin “Honda”. Për pasojë, dy vajzat që ndodheshin në makinë me Ruçajn ndërruan jetë. Tre personat që ndodheshin në makinën tjetër po marrin mjekimin e nevojshëm tek spitali i Traumës dhe gjenden jashtë rrezikut për jetën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit