Aksidenti hekurudhor/ Ambasadorja shqiptare në Greqi: 2 prej shqiptarëve në gjendje të rëndë

Aksidenti hekurudhor/ Ambasadorja shqiptare në Greqi: 2…

Pas përplasjes së dy trenave mbrëmjen e së martës në Larisa, Greqi 38 persona  humbën jetën dhe 72 të tjerë u plagosën .

Ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, Luela Hajdaraga u shpreh për mediat  se nuk rezulton të ketë shqiptarë në mesin e viktimave. Ajo shton se shumë prej viktimave ende nuk janë identifikuar pasi familjarët e tyre janë ende në spitale duke dhënë ADN.

“Për momentin që ne po flasim akoma operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar punën e tyre, kështu që në këtë moment ne nuk mund të flasim për shifra të sakta. Ajo që ne dimë nga autoritetet greke, është se në total kanë qenë 347 pasagjerë që kanë udhëtuar drejt Selanikut, prej të cilëve 72 janë ata të cilët kanë pasur dëmtime dhe midis tyre, kanë qenë dhe janë ende në gjendje të rëndë, në reanimacion 6 persona. Gjithashtu kemi edhe 38 viktima në këtë moment, të cilët janë akoma të paidentifikuar, për shkak se familjarët e tyre ndodhen pranë spitalit ku dhe unë ndodhem në këto momente dhe po japin ADN-në e tyre për të identifikuar në orët në vazhdim viktimat” u shpreh ambasadorja.

Sa i përket të plagosurve shqiptarë, ambasadorja Hajdaraga tha se 2 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Sa i përket shtetasve shqiptarë, unë kam vizituar 3 familje që ndodhen në këtë spital. Njëra nga vajzat, 20 vjeç, është në gjendje të mirë shëndetësore, ka kaluar një operacion. Dhe kemi edhe 2 shtetas të tjerë që janë në gjendje të rëndë, në reanimacion. Në orët në vazhdim do të kemi dhe të dhëna të tjera. Unë do të vazhdoj të qëndroj pranë tyre në këto orë të natës, por edhe gjatë mëngjesit të nesërm”.

Rikujtojmë se mes personave të plagosur ishin edhe 9 shtetasit shqiptarë: Elisea Paco, Vanesa Plasa, Erisa Almeta, Franklin Desani, Alma Shtoni, Roberto Drithi, Anisa Liuri, Dhimitër Zonga dhe një 23-vjeçar i paidentifikuar.

Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit