Aksidenti i gjashtë/ Vaji në rrugë i merr jeten turistes gjermane, e përplas trajleri në Qafë Thanë

Aksidenti i gjashtë/ Vaji në rrugë i…

Rreth 6 aksidente kanë ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Prrenjas – Pogradec. Nuk ka pasur as ngrica, as kushte të vështira të tjera të motit e as trafik, por vaj në rrugë. Persona të përpërgjegjshëm dhe me sjellje kriminale kanë hedhur vaj në rrugë. Dyshohet se ata janë pronarët e karotrecave, të cilët të pangopur me para dhe për të rritur fitimet e tyre, spërkasin rrugët me vaj.

Një aksident me pasojë vdekjen e një shtetaseje të huaj gjermane ka ndodhur pasditen e kësaj të marte. Një trajleri ka rrëshqitur duke udhëtuar në Qafë Thanë dhe ka goditur autoveturën e një çifti turistësh. Gruaja, e cila ishte drejtuese e mjetit u godit më shumë nga trajleri dhe ka ndërruar jetë në vend ndërsa bashkëshorti ndodhet në spital. Policia në vendngjarje.

Policia është ende gojëkyçur sa i përket identifikimit të personave që hedhin vaj në rrugë duke shkaktuar aksidente të shumta, edhe me pasoja në njerëz. Asnjë autor për këto ngjarje nuk është sot i arrestuar, edhe pse ky fenomen ndodh prej muajsh.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit