Aksidenti i rëndë ku humbi jetën punonjësi i pastrimit, arrestohet shoferi i fugonit dhe ai i mjetit të pastrimit

Aksidenti i rëndë ku humbi jetën punonjësi…

Dy drejtues mjetesh janë arrestuar pas aksidentit tragjik të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Përpari të Peqinit, ku humbi jetën punonjësi i pastrimit, Kadri Dedej i njohur  dhe me emrin Bedri Dedej. Në pranga përfunduan Baftjar Debrova, drejtuesi i furgonit që u përplas me mjetin e pastrimit, dhe Përparim Bufi, shoferi i mjetit të pastrimit, ndërsa policia po heton për përcaktimin e përgjegjësive konkrete.

Sipas informacioneve paraprake, furgoni ka goditur mjetin e pastrimit në momentin kur punonjësi ndodhej pranë tij, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Dedej ishte në krye të detyrës kur ndodhi ngjarja dhe nuk arriti të mbijetonte për shkak të goditjes së rëndë. Grupi hetimor po punon për të zbardhur tërësisht shkaqet dhe dinamikën e aksidentit, ndërsa pritet që ekspertiza rrugore  të hedhin dritë mbi ngjarjen,

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit