Aksidenti i trefishtë në Pogradec, procedohen në gjendje të lirë dy shoferët

Aksidenti i trefishtë në Pogradec, procedohen në…

Ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për dy prej shoferëve të mjeteve që u përplasën këtë të shtunë në Pogradec.

Aksidenti ndodhi në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, pranë fshatit Pojskë.

Të dëmtuarit u dërguan në Spitalin e Traumës, Tiranë, për mjekim më të specializuar dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas Policisë shtetasi R. H., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin tip “Toyota”, me drejtues shtetasin M. H. dhe me automjetin tip “Opel”, me drejtues shtetasin A. Y.

Nga përplasjet, u dëmtuan shtetasi R. H. dhe pasagjeri K. B., 27 vjeç, që udhëtonin me automjetin tip “Benz” dhe shtetaset N. H., 38 vjeçe dhe K. H., 37 vjeçe, pasagjere në automjetin tip “Toyota”.

lg.php.gif

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit