Aksidenti katastrofik/ Kamioni merr përpara dhjetëra makina, bëhen copë-copë

Aksidenti katastrofik/ Kamioni merr përpara dhjetëra makina,…

Një ngjarje tragjike ka ndodhur së fundmi jashtë një hoteli pranë qendrës tregtare Lakeside në Doncaster. Një kamion HGV është filmuar nga kamera e sigurisë pasi u përplas me jo pak, por 17 makina. Pas ngjarjes, shoferi u dërgua me urgjencë në spital.

Pamjet tronditëse zbuluan shkallën e shkatërrimit pas përplasjes së rëndë.
Nga hetimet paraprake, dyshohet se shoferi humbi kontrollin e automjetit të tij në një rrethrrotullim përpara se të përplasej me një gardh dhe më pas me 17 makina të parkuara në parking.

Kalimtarët që u bënë dëshmitarë të ngjarjes u tronditën nga kjo situatë. Policia tha për mediat se asnjë person nuk u lëndua dhe as hoteli nuk pati dëmtime.  

Fatmirësisht, shoferi ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit