Aksidenti ku humbi jetën turistja gjermane në Prrenjas, arrestohet drejtuesi serb i trajlerit

Aksidenti ku humbi jetën turistja gjermane në…

 Është vënë në pranga drejtuesi serb të trajlerit, që shkaktoi aksidentin e rëndë dje në Prrenjas, ku humbi jetën një turiste gjermane.

Kujtojmë se aksidenti ndodhi në aksin rrugor “Qafë Thanë-Prrenjas”, ku kamioni që drejtohej nga 50-vjeçari, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasja gjermane U. S., 56 vjeçe.

Si pasojë e këtij aksidenti, ka humbur jetën 56-vjeçarja dhe është dëmtuar shtetasi P. K., pasagjer në automjetin që drejtohej nga kjo shtetase.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit