Aksidenti masiv në Tiranë/ Shkon në 6 numri i të plagosurve, shkak u bë parakalimi i gabuar

Aksidenti masiv në Tiranë/ Shkon në 6…

Janë zbardhur detaje të reja nga aksidenti i masiv i ndodhur pak më parë. Policia bëri me dije në një deklaratë për mediat se ka shkuar në 9 numri i të plagosurve. Ku njeri është shoferi i autobusit, 3 të tjerë janë shoferë të automjeteve të përshirë në aksident dhe 2 të tjerë janë pasagjerë.

Ende nuk është zbardhur shkak u ngjarjes. Por, nga informacionet paraprake dyshohet se dy automjete i kanë prerë rrugën urbanit, për shkak të parakalimit të gabuar.

Aksidenti i rëndë që ndodhi mesditën e sotme pranë zonës së njohur si “Tajvani” në kryeqytet për fat të mirë nuk ka shkaktuar viktima. Në foto shihet sesi autobusi i linjës së “Unazës” ka përplasur disa automjete. Një prej tyre, mjeti që shihet në pamje, tip “Porsche Cayenne” është përplasur me një pemë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit