Aksidenti masiv në Tiranë, shoferi i urbanit: Nuk u ndjeva mirë, vuaj nga diabeti dhe zemra

Aksidenti masiv në Tiranë, shoferi i urbanit:…

Shoferi i autobusit Agron Xhafa, i cili dyshohet se shkaktoi përplasjen masive në Tiranë, ka dhënë deklaratën e tij të parë. Nga ambientet e QSUT ku po mjekohet për plagët e marra, shoferi ka treguar se para shkaktimit të aksidentit ai nuk është ndier mirë.

Xhafa u ka thënë bluzave të bardha se vuan nga diabeti dhe zemra, sëmundje të cilat mund të kenë ndikuar në përqendrim e tij gjatë drejtimit të mjetit. Diabeti sipas mjekëve, në rastet e uljes apo ngritjes së tij, shkakton marrje mendsh, humbje të përqendrimit si dhe shikim jo të qartë.

Nga ana tjetër, edhe sëmundjet kardiovaskulare kanë ndikim në shëndet pasi çdo shqetësim, mund të çojë në tronditje shëndetësore apo edhe emocionale. Ekspertiza rrugore ende nuk ka gjetur fajtorin e aksidentit, teksa dyshimet lidhen me humbjen e kontrollit të drejtimit nga ana e shoferit të urbanit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit