Aksidentoi për vdekje 5 persona, lëshohet urdhër ndalimi për shoferen 22-vjeçare

Aksidentoi për vdekje 5 persona, lëshohet urdhër…

Është lëshuar urdhër ndalimi ndaj 22-vjeçares Rexhina Çelhaka, e cila është drejtuesja e mjetit tip “Land Rover”, që dyshohet se i ka prerë rrugën furgonit në ‘Qafë Muzinë’ ditën e djeshme, duke shkaktuar aksidentin tragjik me 5 viktima.

Çelhaka  ka qenë duke udhëtuar së bashku me 2 shtetase të tjera italiane në automjet, të cilat po ashtu ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

“Manovra e pastudiuar mirë e 22-vjeçares, ka shkaktuar aksidentin tragjik me 5 viktima, pasi furgoni për t’iu shmangur përplasjes ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar 20 metra në humnerë. E reja ka pësuar shembje në krah dhe ndodhet në spitalin Rajonal të Gjirokastrës dhe është jashtë rrezikut për jetën”, tha në rrjetet sociale Harta Digitale e Aksidenteve Rrugore.

Nga ana tjetër vajzat italiane në dëshminë e tyre deklarojnë se ishte furgoni ai që mori kthesën gjerë dhe shoferja e foristradës frenoi për të shmangur përplasjen, ndërsa makina rrëshqiti nga lagështia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit