Aksidenti me 6 të plagosur në Qukës, pas dy ditësh ndërron jetë mësuesi Tahir Bici

Aksidenti me 6 të plagosur në Qukës,…

Një aksident i rëndë u regjistrua dy ditë më parë në aksin Librazhd –Përrenjas në Qukës. Në ngjarje u përfshinë dy makina dhe u plagosën gjashtë persona. Një nga të plagosurit ishte mësuesi Tahir Bici.

Ky I fundit u dërgua në spital bashkë me të plagosurit e tjerë. Si pasojë  e plagëve të marra, mësuesi Bici nuk ka ,mundur të mbijetojë dhe mësohet se gjatë ditës së sotme ka ndërruar jetë.

Ndërkohë ZVA Përrenjas! shpreh ngushëllimet duke shtuar se mësues Tahiri punoi në disa shkolla të rrethit të Librazhdit.

ZVA Përrenjas

E dhimbshme kjo ndarje e parakohshme nga jeta e mesuesit Tahir Bici. Koleg, mesues, bashkeshort dhe prind shembullor. Profesor Tahiri mbaroi shkollen e mesme artistike “Onufri”, me pas vazhdoi studimet e larta per mesuesi CU. Punoi ne disa shkolla te rrethit te Librazhdit: Babje, Librazhd, Dragostunje dhe se fundmi ne shkollen 9-vjecare Pishkash. Do te mbahet mend si mesuesi fjalëpak e punëshumë, i përkushtuar ndaj nxënësve, i urtë dhe këmbëngulës për të arritur më të mirën për brezin e ri.

Ngushëllime të përzemërta familjes dhe kolektivit ku punoi nga ZVA Përrenjas!

I përjetshëm kujtimi i tij!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit