Aksidenti me 8 viktima, trupat dërgohen në morgun e Lushnjes

Aksidenti me 8 viktima, trupat dërgohen në…

Trupat e pajetë të 8 personave që u përfshinë në aksidentin tragjik në Këlcyrë mëngjesin e kësaj të marte, janë dërguar në morgun e spitalit të Lushnjes deri në momentin e identifikimit. Deri më tani është identifikuar vetëm drejtuesi i automjetit Edison Bregaj, i cili me një makinë të marrë me qira po transportonte 7 emigrantë të jashtëligjshëm nga vendet e treta.

Në morgun e Lushnjës ndodhen dhe ekspertët mjeko-ligjorë, që po punojnë për të zbardhur identitetin e viktimave.

Aksidenti ndodhi në fshatin Kuqar shumë pranë Këlcyrës, teksa automjeti i drejtuar nga Bregaj dhe i mbushur plot me emigrantë ishte vënë në ndjekje nga Policia në orët e vona të natës. Sipas ekspertizës së bërë deri më tani, për të shmangur ndalimin nga uniformat blu shoferi ka shtuar shpejtësinë e makinës deri në 200 km/orë. Makina në afërsi të një kthese ka dalë nga rruga në drejtim të një shpati të pjerrët që përfundon në lumin Vjosa, vend ku u gjet dhe automjeti.

Makina është rrotulluar disa herë duke sjellë vdekjen e menjëhershme të pasagjerëve. Vendi ku makina ka dalë nga rruga është pa barrierë mbrojtëse, pasi krah tij  është një shteg këmbësor që përdoret nga banorët e barinjtë për të zbritur në lumë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit