Aksidenti me dy viktima/ Shoferi humbi kontrollin dhe thyen barrierat rrethuese

Aksidenti me dy viktima/ Shoferi humbi kontrollin…

Humbën jetën dy persona dhe tre të tjerë të plagosur nga aksidenti tragjik që ndodhi këtë të enjte.

Përplasja ka ndodhur rreth orës 17:55 dhe janë përfshirë dy automjete, njëri tip “Audi” dhe automjeti tip “Honda”.

Sipas informacioneve të policisë drejtuesi i automjetit Audi, ka humbur kontrollin, duke thyer barrierat rrethuese të mbikalimit, ka përfunduar në autostradën Tiranë-Elbasan.

 Pas kësaj ka aksidentuar një automjet tjetër tip “Honda”, me drejtues shtetasin me iniciale Q. K., rreth 60 vjeç.

Shtetasët që humbën jetën janë të pa identifikuara akoma, mësohet se ishin pasagjere në automjetin “Audi”.

Gjithashtu ka mbetur i dëmtuar rëndë drejtuesi i këtij automjeti, si dhe shtetasit A. K 51 vjeç, O. K, 24 dhe Q. K, rreth 60 vjeç, që udhetonin me automjetin tjetër.

Të aksidentuarit janë dërguar në spitalin e Universitar të Traumës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit