Aksidenti me motor, ndërron jetë në spital 35-vjeçari

Aksidenti me motor, ndërron jetë në spital…

Ka ndërruar jetë në spital, 35-vjeçari Luan Kola, i cili u aksidentua me motor para pak minutash në aksin Laç-Fushë Krujë.

Pavarësisht ndihmës mjekësore, Kola nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra.

Fushë Krujë/Informacion paraprak

Më datë 08.06.2020, rreth orës 17:30, në aksin rrugor Laç-Fushë Krujë, ka humbur kontrollin duke drejtuar motorin tip “Honda”, shtetasi L.K., 35 vjeç, i cili është dërguar në spital, ku ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit