Aksidenti me vdekje në Shkodër/ Si ndodhi ngjarja që la të vdekur 16-vjeçarin?

Aksidenti me vdekje në Shkodër/ Si ndodhi…

Detaje të rënda janë mësuar nga aksidenti me vdekje në aksin Velipojë-Shkodër, ku ndërroi jetë një 16-vjeçar. FaxNews mëson se aksidenti ndodhi rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm në afërsi të fshatit Trush. 16-vjeçari i identifikuar si O. Geci, është përplasur nga mbrapa nga një automjet tip Benz teksa po drejtonte një automjet bujqësor (motokorrëse).

Dyshohet se shkak për aksidentin e rëndë është bërë mjegulla e dendur në rrugë, ç’ka i ka bllokuar fushëpamjen drejtuesit të mjetit tip Benz.

Grupi hetimor djhe policia ndodhen në vendngjarje  dhe vijon punë për  sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit