Aksidenti mori jetën e 3-vjeçarit dhe babait, ekspertët rikthehen në vendngjarje

Aksidenti mori jetën e 3-vjeçarit dhe babait,…

Gjatë mbrëmjes së djeshme, në rrugën e Kombit,  u regjistrua  një aksident tragjik që mori jetën e një 4-vjeçari dhe të babait të tij, Shkurt Prengës.  Në vendin e ngjarjes ka mbetur copëza makinash, teksa ditën e sotme në vendin e ngjarjes janë rikthyer ekspertet e kriminalistikes bashkë me prokurorin e Kurbinit Bardhyl Shehu. Ata kane kryer sërish një sërë veprimesh hetimore për të dalë në një konkluzion përfundimtar mbi shkaqet e këtij aksidenti. Referuar veprimeve të kryera rezulton se mjeti tip Benz po lëvizte në drejtim të Mirditës dhe “Opel” ku ishin viktimat në drejtim të Milotit. Duke qene se goditja ka ndodhur në korsinë e anës veriore të rrugës mendohet se parakalimi i gabuar i Benz-it është bërë shkak për aksidentin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit