Aksidenti në Astir/ Specialisti: I preu rrugën makinës, nuk kemi ligj për të gjobitur këmbësorët

Aksidenti në Astir/ Specialisti: I preu rrugën…

Mbetet ende i paidentifikuar viktima që humbi jetën mbrëmjen e së dielës në Astir. Këmbësori i moshës 60 vjeç, ishte duke kaluar në një segment të pavizuar me vija të bardha në momentin që u përplas nga një makinë që po lëvizte në një nga korsitë e rrugës. Aksidenti ishte fatal dhe këmbësori humbi jetën. Për ngjarjen është arrestuar drejtuesi i mjetit, i cili pritet të dalë para Gjykatës për nëj fajsim të tij të mundshëm.

Nga analizat e deritanishme të Policisë Rrugore, fajtor në aksidentin e ndodhur mbetet viktima. Ai ka kaluar në një segment rrugor i papërshtatur për këmbësorët dhe që automjetet lëvizin me shpejtësi të lartë. Në këtë konkluzion del edhe Gerhard Baka, Specialisti i Trafikut në Policinë Rrugore, i cili tha për AbcNeës se ka një mungesë ligjore për të gjobitur këmbësorët që nuk respektojnë sinjalistikën.

Duhet të themi që shkaktarë, duke e parë edhe nga kamerat, kemi të bëjmë me një prerje rruge nga një këmbësor, në një aks ku shpejtësia e lejuar është 60-80 km/h. Le të themi që është një segment urban kryesor që ndalon kapërcimin e karrexhadës nga këmbësorët.


Kemi marrë edhe fushata edhe kjo për shkak vakumit që ndodhet në legjislacion, pasi nga ana jonë është e pamundur vjelja e masave administrative në lidhje mos respektimin i këmbësorëve. Kemi bërë disa propozime, jemi në pritje të ndryshimeve, jemi ende në fazën e sensibilizimit
”, u shpreh ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit