Aksidenti në Durrës, policia: Bëmë një lapsus, këmbësori nuk ka vdekur

Aksidenti në Durrës, policia: Bëmë një lapsus,…

Policia e Durrësit ka dalë në një njoftim të dytë për sa i përket aksidentit të ndodhur në Shkozet. Në këtë njoftim policia deklaron se është bërë një gabim në njoftimin e parë, pasi 60-vjeçari nuk ka vdekur. Në njoftim thuhet se 60-vjeçari është në gjendje të rëndë. Policia thotë se ky ishte një gabim nga ana e tyre.

Në lidhje me lajmin paraprak të dhënë paraditen e sotme, për një aksident rrugor, sipas të cilit, nga kontakti i menjëhershëm me vendngjarjen dhe nga konstatimet paraprake të shërbimeve mjekësore, i dëmtuari, shtetasi Y. H. (këmbësor) kishte humbur jetën, ju bëjmë me dije se:

Ndërhyrja e menjëhershëm e shërbimeve mjekësore dhe asistenca e specializuar e ofruar nga ekipi mjekësor, ndaj këtij shtetasi, pas transportimit në spital, kanë bërë të mundur shpëtimin e jetës së shtetasit Y. H., i cili aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Sakaq, bëhet me dije se i moshuari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit