Aksidenti në Durrës, të rrezikuar në rrugë

Aksidenti në Durrës, të rrezikuar në rrugë

Shpejtësia e lartë bëhet sërish shkak i një aksidenti të rëndë në Durrës me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri. Ditën e djeshme në lagjen numër 14 në Durrës një 17-vjeçar pa patentë ka qenë duke ecur me makinë në zonën e Kënetës dhe si pasojë e shpejtësisë ka përplasur për vdekje 50-vjeçarin me iniciale F.GJ i cili po ecte me biçikletë dhe ka plagosur një person tjetër.

Makina e tij gjithashtu është përplasur edhe me një biznes aty pranë. Siç mund të shihet edhe nga pamjet aksidenti ka qendë tepër i rëndë. 17-vjeçari është larguar menjherë nga vendi i ngjarjes.

Sot është bërë i mundur arrestimi i tij.

Para disa ditësh INSTAT publikoi të dhënat e aksidenteve për tremujorin e parë të vitit ku theksoi se në 3 muajt e parë të vitit 2024 janë regjistruar 337 aksidente rrugorë, nga 263 që kanë ndodhur për të njëjtën periudhë të vitit 2023, duke shënuar kështu një rritje me 43,3% të aksidenteve vetëm për këtë tre mujor.

Në shoqërinë tonë të mbetur 2 milionë banorë, më shumë po prodhohen aksidente rrugore, si një tregues i mjerimit dhe fudullëkut tonë.

Në që ecim më shpejtësi pa pasur asnjë punë urgjente, ne që blejmë makina pa pasur patentë, ne që duam të jetojmë pa rregulla, dhe që po marrim përditë jetë të pafajshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit