Aksidenti në Elbasan, arrestohet drejtuesja e mjetit

Aksidenti në Elbasan, arrestohet drejtuesja e mjetit

Policia e Elbasanit ka dhënë njoftimin zyrtar për aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të Metalurgjikut, ku një person humbi jetën dhe gjashtë të tjerë mbetën të plagosur, si pasojë e përplasjes kokë më kokë mes dy mjeteve.

Policia ka arrestuar shtetasen Klaudia Shpata, 29 vjeçe, banuese në Elbasan, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Ajo ishte në drejtimin e mjetit Volsswagen ku mbeti viktimë dhe 36-vjeçari Klevid Doda. Vetë Shpata mbeti e lënduar nga aksidenti, por burimet bëjnë me dije se ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Elbasanit.

Njoftimi i plotë i Policisë: 

Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme ku në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, mjeti tip “Volkswagen”,  që drejtohej nga  shtetasja K.Sh., 29 vjeçe, banuese në Elbasan u  përplas me mjetin minibuz me drejtues shtetasin A.K., 51 vjeç, banues në Tiranë dhe për pasojë ndëroi jetē pasagjeri i mjetit “Volksëagen”, shtetasi K.D., 36 vjeç, banues në fshatin Katundi i Ri, Elbasan si dhe u plagosën jashtë rrezikut për jetēn disa shtetas të cilët ishin pasagjerët të minibuzi, ju informojmë se:

Nē përfundim të veprimeve hetimore specialistët e qarkullimit rrugor në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasen K.Sh., 29 vjeçe, banuese në Elbasan, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale. faxweb

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit