Aksidenti në Greqi solli dy viktima! Motra e të ndjerit shqiptar: Do të prehet në Shqipëri

Aksidenti në Greqi solli dy viktima! Motra…

Një ngjarje tragjike është regjistruar në ishullin e Kretës. Aksidenti tragjik me motor që la pas dy viktima, është shënuar 1 orë pas mesnatës. Viktimat, janë dy të rinj, ku njëri prej tyre mësohet se është me origjinë nga Shqipëria. Drejtuesi i motorit është identifikuar si Erdi Rushitaj, 21-vjeç. Mësohet se ky i fundit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me shtyllën elektrike. Aksidenti ka rezultuar fatal dhe drejtuesi i mjetit ka mbetur i vdekur në vend, teksa bashkë me të ka humbur jetën edhe shoku i tij, 17 vjeç i cili ka ndërruar jetë pas mbërritjes në spital.

Pas ngjarjes ka reaguar edhe motra e të ndjerit shqiptar. Për “Porothema”, Desara ka treguar se nuk e beson humbjen e të vëllait, ndërsa shton se trupin e vëllait të vogël që iku nga jeta, do e varrosin në Shqipëri.

Motra e të ndjerit:

 

Nuk dua të besoj se nuk e shoh më asnjëherë vëllain e vogël. Është shumë e vështirë për të gjithë ne, lajmin e morën rreth orës 5 të mëngjesit. Është tragjike kjo që na ka ndodhur. Ai e dashuronte motorin, e këshillonim gjithmonë të jetë shumë i kujdesshëm, kishte 5 muaj që e kishte marrë atë. Me siguri do të shkojmë në Shqipëri për funeralin e tij që të prehet pranë babait tone.

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit