Aksidenti në Greqi/ Telefonata tronditëse e 22-vjeçarit: Babi, jam i bllokuar dhe shoh vetëm flakë

Aksidenti në Greqi/ Telefonata tronditëse e 22-vjeçarit:…

Kanë kaluar disa ditë nga aksidenti në Larisa dhe detaje tronditëse po zbardhen nga momenti i ngjarjes. Giorgos Katehakis, ka treguar se djali i tij 22-vjeçar ndodhej në trenin e pasagjerëve që u aksidentua dhe e ka telefonuar në momentin e përplasjes. Ai tregon se i biri, Antonis, i telefonoi rreth orës 23:30 nga një numër i panjohur dhe bërtiste se treni kishte shpërthyer në flakë. 

“Babi, ka ndodhur një aksident i tmerrshëm. Jam i bllokuar dhe gjithçka që shoh rreth meje janë flakë”, i ka thënë 22-vjeçari të atit.

Giorgos Katehakis, tha se po mundohej të qetësonte djalin ndërsa nga ana tjetër dëgjoheshin ulërima. Por, fatmirësisht Antonis ishte ndër ata që për mrekulli doli i gjallë.

Antonis i përshkruan momentet dramatike që ka përjetuar atë natë. Ai tregon se pak minuta se të ndodhte aksidenti kishte biseduar me punëtorët e trenit dhe gjithçka dukej mirë, sapo shkoi në vendin e tij u përplas fortë me pasagjerin para.

 Më pas i vjen një tjetër goditje dhe të gjithë përfunduan në tokë ose të ngjeshur në dritaret e vagonit. Në ato momente e vetmja gjë që mund të shihte ishte flakë kudo dhe nuk po gjinte dot rrugëdalje. I riu tregon se ata kishin para syve persona që po digjeshin dhe nuk mund të bënin dot asgjë.

Më kujtohet që shkova në mensë për të marrë një sanduiç. Fillova një bisedë me punëtorët e trenit, të cilët, si gjithmonë, ishin shumë të sjellshëm dhe u ktheva menjëherë në vendin tim. Kaluan disa minuta, kur u dëgjua përplasja e parë. Një i ri që ishte ulur në sediljen përballë, më ra dhe më goditi fort në sy. Më pas një tjetër goditje të rëndë.

 Instinktivisht, vendosa duart mbi fytyrë për t’u mbrojtur. Për një kohë, ndërsa sytë e mi ishin mbyllur, më dukej sikur po bënim rrathë. Kur i hapa, pashë flakë para meje .Përpara meje pashë flakë dhe mbeturina. Pashë persona që digjeshin dhe dëgjova britma të forta”, përshkruan Antonis.

Në atë momente ai sëbashku me dy pasagjerë të tjerë vendosën të hidheshin nga dritarja, xhami i së cilës ishte thyer. Antonis tha se të tre u hodhën edhe pse panë që distanca nga toka ishte shumë e lartë dhe e rrezikshme.

Mendimi im i parë ishte se isha gjallë, duhej të reagoja për të shpëtuar veten. Nuk doja të vuaja diçka për të mos i shkaktuar dhimbje familjes time. Me dy pasagjerët që sapo kisha takuar, menduam se e vetmja rrugëdalje ishte dritarja mbi sediljen tonë, e cila tashmë ishte thyer.

Tashmë ishim të rrethuar nga flakët dhe nuk kishim zgjidhje tjetër veçse të hidheshim. Distanca nga dritarja në tokë ishte rreth 2.5-3 metra dhe gjithçka që mund të shihnim nga lart ishte një llamarinë e madhe. Vendosëm t’i hidhnim të gjitha valixhet poshtë, në mënyrë që të mos vriteshim shumë”, tregoi ai.

Më pas ata mundën të shihnin ambulancat që i shoqëruan për në spitalin më të afërt.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit