Aksidenti në Itali/ Humb jetën 23-vjeçarit shqiptar, shpëton vajza e tij e vogël

Aksidenti në Itali/ Humb jetën 23-vjeçarit shqiptar,…

Një aksident tragjik ka ndodhur në Nuvolerë në Itali ku një makinë Renault Clio ka kaluar në korsinë e kundërt dhe është përplasur me një mjet të tonazhit të lartë.

Shoferi i Renault ishte një shqiptar i cili po udhëtonte me vajzën e tij. 23-vjeçari shqiptar, Edi Berish humbi jetën dhe vajza e tij mbeti e plagosur.

23-vjeçari ndërroi jetë menjëherë, ndërsa vajza u trasportua menjëherë në spital ku fatmirësisht shpëtoi.

Berisha ishte me origjinë nga Shqipëria dhe pak muaj më parë kishte mbushur 23 vjeç.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit