Aksidenti në Itali i mori jetën 20-vjeçarit shqiptar, ishte diplomuar për inxhinieri mekanike

Aksidenti në Itali i mori jetën 20-vjeçarit…

Kevin Mustafa 20- vjeçari shqiptar ndërroi jetë disa ditë më parë në një aksident ku motori i tij u përplas me një makinë dhe doli nga rruga.

Mësohet se i riu ishte rritur vetëm me nënën, pasi prindërit ishim divorcuar. Ai ishte diplomuar për inxhinieri mekanike.Ai ishte teknik mirëmbajtjeje në Brembo.

“Ai ishte thjesht njëri prej nesh, ishte në klasë me mua në kopshtin e fëmijëve, në shkollën fillore dhe të mesme, askush nuk e ka parë ndonjëherë si emigrant,”- tha dje një shoqja e tij.

“Ishte një njeri shumë i qetë, shumë herë ishte vetëm”, shton një tjetër.

Një dëshmitar u shpreh makina po udhëtonte me shpejtësi të ulët dhe gruaja pas timonit frenoi menjëherë, por goditja ishte shumë e dhunshme.

“Kur pashë djalin, ai tashmë ishte rrëzuar. Ai ra përpara një makine Lancia Y që ishte përpara meje, duke përfunduar me kokën në njërën nga rrotat. Makina po udhëtonte me shpejtësi të ulët dhe gruaja pas timonit frenoi menjëherë, por goditja ishte shumë e dhunshme. Djali ra shumë keq, iu thye helmeta. Unë zbrita menjëherë për ta ndihmuar atë dhe pesë-gjashtë persona të tjerë gjithashtu. Nuk e prekëm sepse qafa e tij ishte në një pozitë të keqe dhe kishim frikë se mos i përkeqësonin gjërat, por telefonuam 118. Ai po merrte ende frymë edhe pse me shumë gulçim,”-thotë Abdel Khachi, një dëshmitar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit