Aksidenti në Larisa/ Familja e tre të ndjerave: Janë shpërfytyruar, s’do mund të kemi një varr

Aksidenti në Larisa/ Familja e tre të…

Detaje tronditëse rrëfehen çdo ditë nga aksidenti tragjik në Larisa. Një familje shqiptarë ka ha humbur dy vajzat e tyre 20-vjeçare. Pas tyre ka humbur jetën edhe kushërira më e madhe. Të afërm të familjes rrëfejnë dhimbjen e madhe në këto momente të vështira.

Ata tregojnë se të tria vajzat janë djegur totalisht dhe janë shpërfytyruar. Ata kanë mundur të bëjnë identifikimin përmes analizave të ADN-së.

Ndërsa mes dhimbjesh shprehen se trupat e tyre janë aq të shpërfytyruar sa nuk do mundet t’u bëhet një varrë. Peng ky që do të vuaj gjithmonë familja e të ndjerave. Familjet e tyre tregojnë se do të ndërtojnë një kishë në përkujtimin e viktimave.

Nga ana tjetër  ata janë të vendosur për t’i shkuar deri në fund kësaj çështjeje. Familjarët kërkojnë  që përgjegjësit e kësaj dhimbjeje që po përjetojnë të marrë dënimin e duhur.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit