Aksidenti në Lezhë-Milot, ndërron jetë njëri prej të lënduarve

Aksidenti në Lezhë-Milot, ndërron jetë njëri prej…

Një i moshuar ka ndërruar jetë këtë të hënë nga aksidenti i ndodhur pak pas mesditës në aksin rrugor “Lezhë-Milot”.

Bëhet e ditur se 80-vjeçari me inicialet I. D., ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Rreth orës 12:30 një automjet tip “Volkswagen” i cili drejtohej nga 70-vjeçari me inicialet Z. C., u përplas me një kamion që drejtohej nga shtetasi me inicialet K. J.

Drejtuesi i “Volkswagenit” dhe tre pasagjerë që ishin në automjet me të mbetën të lënduar, dhe fatkeqësisht njëri prej tyre ndërroi jetë. Të lënduarit e tjerë ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Ende nuk është e qartë dinamika e aksidentit fatal, por automjeti ku udhëtonin katër personat e lënduar ka pësuar deformime të mëdha në pjesën përpara.

Një grup hetimor ka nisur punën në vendngjarje për të zbuluar rrethanat e aksidentit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit