Aksidenti në Poliçan/ 15 vjeçari drejtonte makinën, humb jetën bashkëmoshatari i tij

Aksidenti në Poliçan/ 15 vjeçari drejtonte makinën,…

Një aksident i rendë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në hyrje të qytetit të Policanit. Mësohet se një mjet ka dalë nga rruga dhe ka renë nga një lartësi.

Raportohet për 1 të vdekur dhe 3 të plagosur rëndë, mes te plagosurve edhe një vajzë rreth 14 vjeçe.

Ka qenë një 15 vjeçar duke drejtuar mjetin tip “Alfa Romeo”, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.

Të dëmtuarit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit