Aksidenti në Rrëshen/ Luftuan 13 ditë për jetën, ndërrojnë jetë në spital burrë e grua

Aksidenti në Rrëshen/ Luftuan 13 ditë për…

Pas 13 ditëve luftë për jetën, në spitalin e Traumës në Tiranë, çifti i bashkëshortëve nga Mirdita P.P dhe L.P të cilët u aksidentuan në aksin Milot-Rrëshen, kanë ndërruar jetë.

Ata nuk kanë mundur tu mbijetojnë plagëve të marra, teksa ndërruan jetë pasi u trajtuan për më shumë se 10 ditë.

Kujtojmë se në aksidentin e 5 tetorit u përfshinë dy makina, ku në fillim të ngjarjes ndërroi jetë drejtuesi i mjetit “Ford“, shtetasi A.., 52 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin, teksa sot u shua çifti i bashkëshortëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit