Aksidenti në rrugën Skenderaj-Klinë, nëntë persona të lënduar

Aksidenti në rrugën Skenderaj-Klinë, nëntë persona të…

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në orët e paradites në rrugën rajonale Skenderaj-Klinë, ku si pasojë nëntë persona janë lënduar.

Lajmin e konfirmoi, Avni Zahiti nga Policia e Kosovës për rajonin e Mitrovicës.

“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot rreth orës 10:40 në rrugën rajonale Skenderaj- Klinë, në segmentin rrugor në fshatin Kopiliq. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Përveç dëmeve materiale lëndime kanë pësuar nëntë persona”, tha ai.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit