Aksidenti në Tunelin e Kalimashit| Publikohet fotoja e studentes që humbi jetën

Aksidenti në Tunelin e Kalimashit| Publikohet fotoja…

Vajza që shikoni në foto është Edjona Sala. Ajo humbi jetën mbrëmë në një aksident në tunelin e Kalimashit. Studentja shqiptare në Itali humbi jetën si pasojë e një aksidenti ku u përfshi mjeti në të cilin ajo ndodhej dhe një tjetër.

E reja ishte pasagjere dhe ka ndërruar jetë nga përplasja e fortë. Mediat kanë siguruar foton e të resë, e cila mbylli sytë përgjithmonë mbrëmjen e djeshme.

Mjeti me targë shqiptare AB 214 EP, me drejtues Gjino Malci nga Shkopeti, ka goditur nga pas mjetin me targa italiane FB 282 FN, ku udhëtonin shqiptari nga Kosova, Bexhet Zeneli, me vëllain dhe kunatën.

Si pasojë e aksidentit ndërroi jetë pasagjerja Edjona Sala, e cila gjendej në mjetin që drejtohej nga Malçi. Ky i fundit së bashku me Mariglen Gjokën dhe Sandra Begën kanë mbetur të plagosur dhe po marrin mjekimin në spital.

Është publikuar dhe videoja e aksidentit tragjik, ku shihet si makinat me shpejtësi përplasen me njëra tjetrën. SHIKO VIDEON

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit