Aksidenti te ‘Rruga e Kombit’/ Rëndohet bilanci! Ndërron jetë në spital një nga të plagosurit

Aksidenti te ‘Rruga e Kombit’/ Rëndohet bilanci!…

Rëndohet bilanci i viktimave nga aksidenti i ndodhur këtë të Mërkurë në “Rrugën e Kombit”.

Mësohet se ka ndërruar jetë në spital një nga të plagosurit.

Më herët gjatë ditës, Policia njoftoi se në autostradën Kalimash-Morinë, në vendin e quajtur “Shkodra Beton”, një mjet tip “Golf”, ka dal nga rruga, ku për pasojë humbi jetën një shtetas ende i paidentifikuar.

Po ashtu, u dëmtuan dy shtetas të tjerë të cilët u transportuan në spitalin e Kukësit.

Një prej tyre ndërroi jetë më pas, duke e çuar në dy numrin e viktimave.

Policia nisi një hetim për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit