Aksidenti tragjik, 28-vjeçari: Sapo u hodha pash një vdekur para meje

Aksidenti tragjik, 28-vjeçari: Sapo u hodha pash…

Detaje tronditëse po zbardhen nga aksidenti i trenave në Larisa të Greqisë. 28-vjeçari Stergios Minaemis përshkroi momentin e aksidentit. Ai tha se përreth shihte vetëm flakë dhe për një moment mendoi se të gjithë do digjeshin aty brenda. Më pas ai pa një dritare të thyer dhe u kërkoi dhe të tjerëve që të dilnin nga aty.

Mendova se do të digjem i gjallë në vagon, se nuk do të mund të shpëtoja. I shihja flakët, vagoni ishte mbushur me tym, nuk shihja asgjë rreth meje dhe papritmas pashë një dritë nga një dritare e thyer dhe lajmërova të tjerët të dilnin. Nuk e dinim si dhe ku do të ndalonte vagoni”, tha i riu, i cili po trajtohet në spitalin AHEPA.

I tronditur nga aksidenti i atha se sapo u hodh nga dritarja imazhi i parë që pa ishte një burrë i vdekur pranë tij. Më pas u mundua të lajmëronte menjëherë familjen, por celulari i kishte humbur dhe çdo gjë përreth ishte kaos.

Zjarri ka rënë pranë xhamit të thyer. Kabujt digjeshin dhe dilte tym i zi. Kur dola jashtë, u hodha mbi rrënojat. I shkela dhe gjithçka ishte ende e ngrohtë nga përplasja. Imazhi i parë që pashë ishte një burrë i vdekur para meje. Nuk e dinim se çfarë ndodhi” theksoi ai. Duke treguar se shumë të rinj humbën jetën ne vend.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit