Aksidenti tragjik, Bullgaria do të paguajë 13 MLN € për të afërmit e viktimave

Aksidenti tragjik, Bullgaria do të paguajë 13…

Shteti bullgar duhet t’u paguajë një dëmshpërblim prej 13 milionë eurosh familjarëve të viktimave nga aksidenti në Strumë. Në këtë aksident tragjik u shënuan 45 viktima.

Shuma për secilin prej prindërve të të aksidentuarve do të jetë 100.000 deri në 125.000 euro nëse rezulton se shkak për aksidentin u bë gjendja e rrugës.

Fëmijët e rritur pa prindër mund të marrin deri në 100.000 euro për një prind të humbur, dhe për një vëlla, motër, gjyshe ose gjysh të vdekur shuma është rreth 25.000 mijë euro.

Sipas informacioneve fillestare, disa firma të mëdha ligjore bullgare kanë ofruar tashmë ndihmë për qeverinë maqedonase në mbrojtjen e interesave të të afërmve përpara një gjykate bullgare.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit