Aksidenti tragjik, Greqia shpall 3 ditë zie kombëtare

Aksidenti tragjik, Greqia shpall 3 ditë zie…

Pas aksidentit tragjik në Greqi, ku mbetën të vdekur 36 persona, kryeministri Kyriakos Mitsotakis, ka shpallur tre ditë zie kombëtare. Vendimi hyn në fuqi nga sot, 1 mars deri më 3 mars 2023 me flamuj në gjysmështizë në të gjitha ndërtesat publike dhe pezullimin e festave publike.

Aksidenti fatal ndodhi pak pas mesnate në Larisë, ku treni i mallrave dhe ai i pasagjerëve u përplasën me njeri tjetrin. Si pasojë 36 persona kanë humbur jetën dhe 85 kanë mbetur të plagosur. Pjesa më e madhe janë të rinj, mes tyre ka edhe fëmijë. Ndërsa kërkimet vazhdojnë për të nxjerrë edhe personat e tjerë të zhdukur. Policia po heton për të zbuluar shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit