Aksidenti tragjik i familjes Gushi/ Të afërmit dalin në protestë: Duam drejtësi

Aksidenti tragjik i familjes Gushi/ Të afërmit…

Të afërmit dhe qytetarë të ndryshëm kanë dalë duke protestuar për familjen Gushi.

Eduart Gushi, grua e tij Silvana Gushi dhe dy vajzat e mitura, Anastasia dhe Eva humbën jetën disa ditë më parë në një aksident automobilistik.

Ata kanë dalë duke u mbledhur të gjithë së bashku, në duar mbanin fotot e personave që humbën jetën me bluza të zeza, duke kërkuar drejtësi për vdekjen e familjes Gushi.

Në protestë ndodhej edhe nëna e Silvana Gushit, e cila u shpreh se nuk kërkon hakmarrje, por vetëm drejtësi.

Ajo tha:

“Unë nuk dua më t’i pres më ata. Të më trokiste në dorë dhe të kërkonte falje. Ai do më vinte mua, po unë nuk do ja prisja kokën se nuk jam hakmarrëse. Dua vetëm të vendoset drejtësi, të shkojë në burg të vuaj dënimin. Më mori dhëndrin 44-vjeç, më mori vajzën 33-vjeç dhe më mori mbesat 14 dhe 9 vjeç”,-tha e ëma e 33-vjeçares.

Nga ana tjetër, daja i Silvanës tha se babai i djalit që shkaktoi aksidentin duhet që t’u shkonte të kërkonte falje për krimin që bëri djali i tij, ndërsa shtoi se drejtësia duhet që të veprojë në përputhje me ligjin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit