Aksidenti tragjik në autobusin me shqiptarë/ Nënë e bij të vdekura

Aksidenti tragjik në autobusin me shqiptarë/ Nënë…

Në mesin e 10 viktimave nga aksidentit me autobus në Kroaci janë edhe një nënë e bijë nga fshati Devë i Gjakovës.

Të ndjerat janë Erlinda Binakaj, 19 vjeç si dhe e ëma, Valentina Binakaj, 45 vjeç. Lajmi për vdejken e nënë e bijë, e ka konfirmuar xhaxhai i Valentinës në një posim në Facebook.

“Sapo morëm lajmin se dy pjestare të familjes sonë Binakaj humben jetën në aksidentin tragjikë që ndodhi sot ne Kroaci, gruaja e vëllaut tim Sylës, Valentina Binakaj si dhe vajza Erlinda Binakaj. Unë shpreh ngushëllime dhe garjetin e Zotit për të gjithë familjarët që humben më dashurit e tyre në këtë tragjedi.Me pikëllim të thellë Rasim Binakaj”, ka shkruar ai.

Mediat e Kosovës raportojnë se viktima Valentina Binakaj ishte së bashku me tri vajzat e saj në autobus, dy prej të cilave janë duke u trajtuar në spitalin rajonal të Slavonski Brodit, jashtë rrezikut për jetën.

Mediat në Kosovë raportojnë po ashtu se viktima të aksidentit kanë mbetur:

Valentina Binakaj, dhe vajza e saj Erlinda Binakaj.

Sevdail Rruatemi, 1973 Pakshticë e Epërme – Podujevë,

Naser Sylemetaj, 1974 Gjakovë,

Launora Kolmekshaj, 1982 Junik – Deçan,

Kujtim Kastrati, 1981 Radoste,

Hamet Hoxha, 1966 Randobravë – Gjakovë.

Autobusi ku udhëtonin pothuajse 50 shqiptarë nga Kosova ishte duke u kthyer nga Gjermania, në momentin që doli nga rruga në Kroaci, dhe u rrokullis disa herë. Shkak për aksidentin dyshohet se u përgjumja e njërit prej shoferëve të mjetit, i cili pas ngjarjes u arrestua.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit