Aksidenti tragjik në Bullgari, shuhen 8 anëtarë të një familjeje shqiptare nga Shkupi

Aksidenti tragjik në Bullgari, shuhen 8 anëtarë…

Zbardhen detaje të reja nga aksidenti tragjik i ndodhur në Bullgari ku humbën jetën 45 persona. Nga të dhënat, tetë anëtarë të familjes Jahiu nga Shkupi kanë vdekur nga aksidenti.

Njëri nga të afërmit tha se lajmin e mori në orët e hershme të mëngjesit, por tha se deri në orën 6:00 nuk ka mundur t’u tregojë të tjerëve.

“Në ora 3 e mëngjesit jam zgju. Kam dashtë të iki për Zvicër. E hapa Facebook-un dhe e mora informatën. Deri në orën 6 s’munda t’i japë informatat. Atëherë e informova gruan, miqtë e mi, pastaj dajtë”, tha ai.

Në mesin e viktimave të aksidentit të sotëm ka edhe fëmijë. Shtatë të mbijetuar po trajtohen ndërkohë në spitalin e kryeqytetit bullgar, Sofje, si pasojë e djegieve, ka thënë Nikolai Nikolov nga Ministria e Brendshme e Bullgarisë për televizionin BTV.

Bullgaria e shpalli të mërkurën ditë zie kombëtare.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit