Aksidenti tragjik në Bullgari| Zbulohet shkaku: Shoferi humbi kontrollin

Aksidenti tragjik në Bullgari| Zbulohet shkaku: Shoferi…

Me 23 nëntor u regjistrua një aksident tragjik në Bullgari, ku nga djegia e autobusit turistik të Besa Trans ndërruan jetë 45 persona si dhe mbetën të plagosur 7 të tjerë. Prokuroria ka përfunduar hetimet, ndërsa është përcaktuar shkaku i aksidentit tragjik ku humbën jetën 45 shqiptarë nga Maqedonia e Veriut. Aksidenti në autostradën Struma në të cilin humbën jetën 45 persona ka nxjerrë në pah fajtorin e ngjarjes. Zëvendëskryeprokurori Borislav Sarafov tha për BTV se shkak për aksidentin është shoferi i cili drejtonte autobusin.

Borislav Sarafov

Shkaku është humbja e kontrollit e drejtimit të autobusit nga ana e shoferit. Por edhe shpejtësia e madhe, të themi, joadekuate, por jo edhe mbi sa lejohet.

Më herët hetuesit kanë zbuluar se bankinat anës rrugës ku ndodhi aksidenti kanë qenë të vendosura gabimisht, pasi janë restauruar nga dëmtimi i një aksidenti të mëparshëm në atë vend. Ekspertiza e re i është dorëzuar Prokurorisë në Sofje, duke nxjerr në pah një pistë të re hetimi mbi shkaqet e ngjarjes tragjike.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit