Aksidenti tragjik në Greqi, dy të rinj shqiptarë në gjendje kritike, familjarët dyshojnë se e shkaktoi makina e policisë

Aksidenti tragjik në Greqi, dy të rinj…

Rafaeli, 18 vjeç dhe shoku i tij, të dy shqiptarë, janë në gjendje kritike pas një aksidenti të rëndë me motor në Greqi. Familjarët e 18-vjeçarit kanë ngritur dyshime serioze se aksidenti ka ndodhur si pasojë e ndjekjes nga ana e policisë, e cila më pas është larguar nga vendngjarja.

Sipas informacionit të disponueshëm, spitali grek ku janë dërguar djemtë ka refuzuar t’u ofrojë shërbim të duhur mjekësor. Familjarët e 18-vjeçarit janë të shqetësuar për mungesën e informacionit dhe trajtimit të duhur, pasi janë lënë të hyjnë vetëm në ditën e parë dhe nuk kanë pasur më mundësi për të vizituar apo marrë informacion mbi gjendjen e të rinjve.

Situata ka agravuar më tej me praninë e numrit të madh të policëve në spital, të cilët po ruajnë të rinjtë dhe nuk lejojnë kontaktin e familjarëve me ta. Këto veprime kanë shtuar dyshimet e familjarëve të 18-vjeçaritmbi mënyrën se si janë trajtuar rastet dhe mbi përgjegjësinë e forcave të rendit në incidentin e ndodhur.

Kjo ngjarje ka nxitur shqetësim të madh dhe kërkon një hetim të plotë për të zbardhur të vërtetën dhe për të siguruar që të rinjtë të marrin ndihmën e nevojshme dhe trajtimin e duhur.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit