Aksidenti tragjik në Greqi/ Familja shqiptare kërkon vajzën 21-vjeçare

Aksidenti tragjik në Greqi/ Familja shqiptare kërkon…

Kanë filluar sërish kërkimet për viktimat në vagonët e djegur  ku humbën jetën 47 persona si pasojë e përplasjes mes dy trenave.

Mësohet se Klaudia Lata, studentja 21 vjeçare e Mjekësisë është një nga pasagjerët e vagonit 2 të aksidentit të frikshëm në Evangjelismo, Tembi.

Familja e saj është emigrante shqiptare në Larisa që ka nisur kërkimet për vajzën e tyre.

Ata kanë filluar procesin e identifikimit me ADN, ndërsa shpresat vajza e tyre të jetë mes të mbijetuarve thuajse janë shuar.

Komuniteti Shqiptar në Greqi ka shprehur hidhërimin e thellë për këtë aksident të frikshëm e plot pikëpyetje dhe solidarizohen plotësisht me familjet e të prekurve nga aksidenti.

Ndërkaq në zyrat e Hellenic Train në Athinë këtë të enjte u protestua nga qytetarë të revoltuar pas aksidentit  në Tembi. Protesta paqësore ka pasur edhe në Larisa e Selanik, ndërsa në shenjë proteste nuk funksionon METRO në Athinë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit