Itali: Publikohet fotoja e 42-vjeçares nga Durrësi që u përplas nga kamioni i plehrave

Itali: Publikohet fotoja e 42-vjeçares nga Durrësi…

Është bërë e ditur identiteti dhe fotoja e 42-vjeçares shqiptare që humbi jetën tragjikisht mëngjesin e së premtes në San Donà di Piave, pranë Venecias. Viktima është Lavdije Isteri, me origjinë nga Durrësi dhe nënë e tre fëmijëve, e cila u përplas për vdekje nga një kamion për mbledhjen e mbeturinave teksa shoqëronte vajzën e saj 9-vjeçare për në shkollë.

Skena e rëndë ndodhi pak para orës 08:00 në kryqëzimin e rrugëve Passarella dhe Paolo VI, në sytë e vajzës së saj të mitur. E doli pa lëndime vetëm sepse ndodhej disa metra përpara të ëmës dhe kishte arritur ta kalonte rrugën. Mjeti i rëndë po merrte kthesën djathtas kur goditi 42-vjeçaren, e cila ndërroi jetë menjëherë në vendngjarje.

Ekipet e urgjencës dhe zjarrfikësit përdorën një vinç për të ngritur mjetin, por ndërhyrja ishte e pamundur për t’i shpëtuar jetën. Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe shkollën fillore “Marco Polo”, ndërsa policia po heton rrethanat e aksidentit dhe problematikën e “këndeve të vdekura” te mjetet e rënda që qarkullojnë në zonat banuese.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit