Aksidenti tragjik në Larisa, ndërron jetë shqiptari që punonte në tren

Aksidenti tragjik në Larisa, ndërron jetë shqiptari…

Shqiptari që punonte në trenin që u përplas në Larisa nuk ka mundur t’iu rezistojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën. Bëhet me dije se  60-vjeçari që ka ndërruar jetë është Pavlin Bozo, i cili punonte në tren në bar/bufe. Më herët ministria e Jashtme ka njoftuar se 8 shqiptarë të tjerë ishin në tren, por që fatmirësisht kishin marrë dëmtime të lehta.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi në tempi të Larisë, ku një tren me pasagjerë u përplas me atë të mallrave. Nga ky aksident i rëndë kanë ndërruar jetë 47 persona, ndërsa mbi 90 pasagjerë janë të plagosur. Shumë të tjerë ende nuk janë gjetur.

Deri më tani dyshohet se shkak ka qenë gabimi i shefit të trenti në Larisë, i cili la që të dy trenat të lëviznin në një binar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit