
Një aksident i automobolistik ka ndodhur paraditen e kësaj të hëne rreth orës 10:15 në fshatin Manati të Lezhës, ku dy automjete tip “Peugeot” dhe “Toyota” janë përplasur me njëra-tjetrën.
Për pasojë kanë mbetur të lënduar pesë persona, mes tyre dy shoferët A. K., 60-vjeç dhe K. Gj., 25-vjeç, si dhe tre pasagjerët që po udhëtonin me 25-vjeçarin.
Sipas policisë gjendja shëndetësore e të aksidentuarve është jashtë rrezikut për jetën, por ata kanë marrë fraktura në disa pjesë të trupit dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Hetimet pritet të zbardhin shkaqet e këtij aksidenti.
Njoftimi i policisë:
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 10:15, në rrugën e fshatit Manati, janë përplasur automjetet me drejtues shtetasit A. K., 60 vjeç, dhe K. Gj., rreth 25 vjeç.
Si pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 3 pasagjerët në automjetin që drejtonte shtetasi K. Gj., të cilët janë dërguar në spital, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.