Aksidentohet 40-vjeçari në Divjakë, ndërron jetë në vend

Aksidentohet 40-vjeçari në Divjakë, ndërron jetë në…

Një aksident me pasojë vdekjen e një 40-vjeçari është shënuar në Divjakë.

Policia bën me dije se në aksin rrugor “Divjakë-Gradishte”, në vendin e quajtur “Mëhallëz” automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Q. Ç., 56 vjeç, banues në Divjakë, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. E., 40 vjeç, banues në Kamenicë, Divjakë.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi B. E. Nuk dihet ende se cili ka qenë shkaku i aksidentit, por policia ka shoqëruar në Komisariat shtetasin Q. Ç., për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit