Aksidentohet bashkëshorti i këngëtares Shkurte Fejza

Aksidentohet bashkëshorti i këngëtares Shkurte Fejza

Gjatë ditës së sotme është aksidentuar nga një makinë bashkëshorti i këngëtares Shkurte Fejza.  

Në pamjet e siguruara nga IndeksOnline, shihet Hajrush Behluli i gjakosur pas aksidentit.

Siç duket pranë tij është edhe bashkëshortja, Shkurte Fejza, këngëtarja e njohur shqiptare e Kosovës.

Sipas vajzës Gresa Behluli, ai është tashmë në gjendje të mirë shëndetësore duke u kuruar në spital.

“Sot me datë 23.02.2024 rreth orës 10:50 është raportuar për një aksident trafiku. Aksidenti ka ndodhur në rrugën ‘Adem Jashari’, deri te aksidenti ka ardhur kur këmbësori ka qenë duke e kaluar rrugën dhe është goditur nga një automjet. Viktima ka pësuar lëndime të rënda por jashtë rrezikut për jetë”, njofton policia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit