
Një aksident tragjik i ndodhur në Kostance, Gjermani i ka marrë jetën 6-vjeçares, Sihana Gashi.
Prindërit e saj, babai 41-vjeçar dhe nëna 37-vjeçare kanë marrë lëndime të rënda nga aksidenti, mirëpo e mitura gjeti vdekjen. Asaj do ti jepet sot në orën 14:00 lamtumira e fundit.
Shkak i aksidentit u bë një shofere 28-vjeçare e cila hyri në korsinë e kundërt në hyrje të Autostradës 81 për arsye ende të panjohura,. Aty makina e saj është përplasur kokë më kokë me makinën e një burri 41-vjeçar.