Aksidentohet Ferrari me 200 km, shpëton për mrekulli shoferi

Aksidentohet Ferrari me 200 km, shpëton për…

Një aksident i rëndë është shënuar në Gjermani, ku një Ferrari është ndarë në dysh.

Nëse dikush e sheh, mendon se aty ka ndodhur një masakër. Por për fat, drejtuesi i këtij mjeti luksoz ka shpëtuar për mrekulli me disa plagë të lehta. Ai është shtruar në spital. 

Drejtuesi i mjetit Ferrari F 360 Spider ishte me 200 km në orë në momentin që ndodhi aksidenti.

58-vjecari humbi kontrollin, makina doli nga rruga, u rrotullua disa herë dhe përfundoi sërish në autostradë. Nga goditja e fortë, blloku i motorit përfundoi jashtë makinës. Copat e Ferrarit u gjetën deri 100 metra larg.

Automjeti i shtrenjtë tani është thjeshtë një grumbull hekurishtesh.

Për më tepër shikoni fotogalerinë:

[ngg src=”galleries” display=”basic_slideshow”]

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit