Aksidentohet furgoni i shkollës në Tiranë, përfundojnë në spital nxënësit dhe mësuesja

Aksidentohet furgoni i shkollës në Tiranë, përfundojnë…

Një aksident ka ndodhur sot në Tiranë, ku është përfshirë një furgon i transportit të nxënësve.

Aksidenti ndodhi rreth orës 13:40, në Yzberisht, teksa janë përfshirë në përplasje mjeti fugon që transportonte disa nxënës shkolle me drejtues shtetasin A. H me mjetin me drejtues shtetasin D. T.

Si pasojë kanë shkuar për kontroll mjekësor 1 mësuese dhe 13 nxënës, të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar dëmtime fizike nga përplasja e mjeteve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit