Aksidentohet ish-presidenti i Serbisë, teksa shkonte për të votuar

Aksidentohet ish-presidenti i Serbisë, teksa shkonte për…

Aksidentohet ish-presidenti i Serbisë, teksa shkonte për të votuar.

Tomislav Nikoliç është përfshirë në një aksident automobilistik këtë të diel. Sic raportojne mediet serbe, ngjarja ndodhi rreth orës 16:00 pranë vendit që njihet si Lapovë. Makina në të cilën ndodhej ish-presidenti u godit nga një automjet i Ministrisë së Brendshme, raportojnë mediat serbe.

Nga aksidenti nuk pati dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale. Pas aksidentit, foli edhe Nikoliç, që tha se nuk ishte diçka serioze.

Tomislav Nikoliç u shpreh se aksidenti ka ndodhur në kohën që kishte shkuar për të votuar. Sot në Serbi u mbajtën zgjedhjet lokale dhe presidenciale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit